Google do të blejë shërbimin e transmetimeve live ‘Twitch’ për 1 miliard dollarë

Twitch është një platformë e transmetimeve live me bazë në San Francisko, që lejon njerëzit të tansmetojnë live lojërat që i luajnë tek audienca.

Auto & Tek

25/07/2014 20:06

Google ka arritur një marrëveshje për të blerë kompaninë Twitch për 1 miliard dollarë, sipas një raporti të bërë nga VentureBeat.

Marrëveshja pritet që të kompletohet përmes divizionit të gjigandit teknologjik YouTube.

Twitch u themelua në vitin 2011 dhe për herë të parë transmetonte video live në faqen Justin.tv. Kjo platformë gjithashtu lejon që luajtësit e lojërave elektronike ta transmetojnë live lojën që e luajnë tek audienca online.

Kjo platformë është mjaft e popullarizuar dhe është zgjeruar në fushën e e-sporteve, me disa organizues të garave duke përfshirë edhe Riot Games.

Twitch momentalisht ka më shumë se 50 milionë përdorues aktiv në muaj.