Google Chrome bllokon faqet me torrente

Shfletuesi i Google-it do të bllokojë disa nga ueb faqet që përdorin torrentin. Kjo është pjesë e programit të sigurisë të gjigantit të kërkimit për të mbrojtur përdoruesit nga “programet e dëmshme”.

Auto & Tek

12/07/2015 12:31

Google ka bllokuar qasjen tek ExtraTorrent dhe KickassTorrents. Kompania ka shfaqur edhe një mesazh që paralajmëron për rrezikun që u kanoset nëse vizitojnë një sajt të caktuar. Siç raporton edhe TorrentFreak, përdoruesit e shfletuesit Chrome kanë parë që sajtet e tyre të preferuara nuk ishin më të qasshëm.

chromeNëse do të vizitoni një nga sajtet e bllokuara nga Google, do të shihni këtë mesazh:

“Sajti më poshtë përmban programe të dëmshme. Sulmuesit tek sajti kat.cr mund t’ju mashtrojnë të instaloni programe që cenojnë eksperiencën tuaj të shfletimit (për shembull, duke ndryshuar faqen kryesore ose duke shfaqur më shumë reklama tek sajtet që ju vizitoni).”