Google Car del në pension

Google nxjerr në pension makinën e vogël me të cilën deri tani ka eksperimentuar sistemin e saj të drejtimit autonom.

Auto & Tek

14/06/2017 16:02

Makina që ka bërë miliona kilometra në rrugët amerikane zëvendësohet nga mjetet tregtare, duke nisur nga minivan Chrysler Pacifica, për të bërë testet e para nga vetë qytetarët.

Që nga dalja e tij në 2014, makina e quajtur nga skuadra e Google si “Xixëllonjë”, “u mendua si një platformë eksperimentale dhe jo për prodhim në masë”, shpjegon Waymo, shoqëria e Google që merret me makinat autonome.

“Tani që kemi kaluar në fazën tjetër, duke i përdorur nga njerëzit makinat tona në të përditshmen e tyre, jemi gati të tërheqim flotën e Xixëllonjave dhe të përqëndrohemi në integrimin e teknologjisë sonë në makina si Pacifica”, tha ai.

Megjithatë Xixëllonjat nuk do të zhduken: do të përfundojnë në dis muze mes të cilave Computer History Museum i Mountain View dhe Design Museum i Londrës. /Lajmi.net/