Google Allo krijon ‘emoji’ me foton tuaj (Video)

Google Allo akoma nuk ka disa opsione bazike, por nëse jeni fans i ‘Bitmoji’, atëherë do t’iu pëlqejë shumë.

Auto & Tek

20/05/2017 16:57

Allo tani ka nxjerr një opsion të ri, ku mund të krijoni ‘emoji’ të personalizuar bazuar në ‘selfiet’ tuaj, raporton TechSot.al.

Ndryshe nga Bitmoji i Snapchat, versioni i Google mbështetet në vizioni e kompjuterit dhe rrjetet neurale për të prodhuar një ‘emoji’ bazuar në fotot tuaja.

Në një postim në blogun e saj, drejtoresha e shprehive kreative Jennifer Danile, shkroi se ndërkohë që qeniet humane përdorin kontekstin për të përcaktuar gjëra si ngjyra e syve ose gjendja e humorit , kompjuterët nuk mund të bëjnë një gjë të tillë.

Kështu që skuadra e saj u kthye drejt rrjeteve neutrale për ta ndihmuar në këtë çështje./Lajmi.net/