Google 1.6 miliardë euro tatime të papaguara Francës

Mënyra se si Google dhe kompanitë e tjera teknologjike i paguajnë taksat në Europë është kritikuar shumë.

Bota

26/02/2016 13:31

Google së fundi kishte pranuar që t’i paguante Mbretërisë së Bashkuar 130 milionë funte, ndërsa tani autoritetet franceze dëshirojnë shumë më tepër se kaq nga gjiganti i kërkimeve.

Sipas Reuters, organet tatimore franceze janë duke kërkuar një shumë masive prej 1.6 miliardë euro, si tatim të papaguar nga Google, transmeton noa.al.

Kjo shumë është shumë më e madhe se sa Google i ka paguar Mbretërisë së Bashkuar, dikur rreth 10 herë më shumë.

Google i është paraqitur fatura 1.6 miliardë dollarësh nga autoritetet franceze, ndërsa ata tani mund të zgjedhin ose që të paguajnë ose të çojnë këtë çështje në gjykatë, nëse mendojnë se nuk i kanë borxh kaq shumë atyre.

Google, Amazon, Apple, Starbucks e shumë kompani të tjera janë duke u kritikuar shumë në Europë për mënyrën e pagesës së tatimeve, ndërsa asnjëra nga kompanitë nuk janë duke bërë asgjë ilegale, kështu që ndoshta është koha që të ndërrohen rregullat e taksave.