Gonzalez shpjegon pse ndërhyrja nga Benatia ndaj Vazquezit nuk ishte penallti – Lajmi.net
Gonzalez shpjegon pse ndërhyrja nga Benatia ndaj Vazquezit nuk ishte penallti
Autori: Lajmi.net Liga e KampionëveSport 13:20, 12 April 2018
Eduardo Iturralda Gonzalez ka analizuar episodin vendimtar të ndeshjes Real Madrid - Juventus.

Ish-arbitri i FIFA-s, i konsideruar arbitri më i mirë spanjoll i vitit 2002, Eduardo Iturralde Gonzalez, është analist i arbitreve për të përditshmen madrilene sportive, “AS”

Ai e ka kundërshtuar Michael Olivier, për të akorduar penalltinë minutën e 93-të.

“Ndërhyrja e Benatias ndaj Lukas Vasquezit nuk është kurrsesi penallti. Fakti që lojtari i Realit të Madridit nuk është në kontakt me topin, por e paraprin pozicionalisht mbrojtësin juventin, kjo nuk i mohon këtij të fundit që të bëjë një ndërhyrje akrobatike. Edhe pse në shpejtësi reale mund të duket e ashpër, futbolli është një sport kontakti dhe Benatia prek topin, më pas për inertësi merr përpara Lukasin. E përsëris, ndërhyrja e Benatias ndaj Vazkez nuk është penallti”. tha Gonzalez.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Supercar Showdown