Gomez premton më shumë gola

Mario Gomez i ka premtuar tifozët e Fiorentinës se do të shënojë më shumë gola këtë sezon, pasi e barazoi rezultatin në 1:1, në ndeshje me Juventusit, në të tetën e finales së Europa League. Arturo Vidal i kaloi Bianconeri në epërsi në fillim të takimit, por sulmuesi gjerman e shënoi golin e parë që…

Sport

14/03/2014 07:02

Mario Gomez i ka premtuar tifozët e Fiorentinës se do të shënojë më shumë gola këtë sezon, pasi e barazoi rezultatin në 1:1, në ndeshje me Juventusit, në të tetën e finales së Europa League.

Arturo Vidal i kaloi Bianconeri në epërsi në fillim të takimit, por sulmuesi gjerman e shënoi golin e parë që nga rikthimi nga lëndimi i rëndë, që e kishte lënë jashtë fushës së blertë për shumë kohë.

“Goli i sotëm ishte mjaft emocionues. Jam mjaft i lumtur për këtë”, deklaroi ish futbollisti i Bayern Munichut për Mediaset Premium.

“Unë e di se sa të rëndësishëm janë golat e mi për klubin dhe për këtë qytet. Nuk është e lehtë të kthehesh pas 5-6 muajsh sa qëndrova jashtë. E ndiej se gjendja fizike dhe fuqia po përmirësohen dhe do të shënoj më shumë gola kur të jem në formën më të mirë”, vazhdoi përfaqësuesi gjerman.

Më pas, Gomez e shprehu kënaqësinë që skuadra e tij e nxori një barazim, duke mos u dorëzuar deri në fund, edhe pse mori gol shumë herët.

“Jam krenar me ekipin, sepse nuk ishte ndeshje e lehtë në Torino. Juventusi është një kundërshtar i fuqishëm. Ne duam të kalojmë në rundin tjetër. Ne nuk dorëzohemi kurrë dhe do ta bëjmë të pamundurën edhe në ndeshjen e kthimit”, përfundoi Gomez.

Ndeshja e kthimit do të luhet të enjten e ardhshme në Firenze.