Gomez e refuzoi Real Madridin

Mario Gomez i tha ‘jo’ Real Madridir dhe iu bashkua Fiorentinës ku beson se do të ketë hapësirë më të madhe për lojë. Mario Gomez ka njoftuar se mori thirrje nga Real Madrid gjatë verës, por ai zgjodhi Fiorentinën në mënyrë që të luajë vazhdimisht. Sulmuesi gjerman u largua nga Bayern Munich drejt skuadrës Viola,…

Sport

05/09/2013 12:18

Mario Gomez i tha ‘jo’ Real Madridir dhe iu bashkua Fiorentinës ku beson se do të ketë hapësirë më të madhe për lojë.

Mario Gomez ka njoftuar se mori thirrje nga Real Madrid gjatë verës, por ai zgjodhi Fiorentinën në mënyrë që të luajë vazhdimisht.

Sulmuesi gjerman u largua nga Bayern Munich drejt skuadrës Viola, gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo ka bërë të ditur se trajneri i ri i Realit, Carlo Ancelotti e kontaktoi duke e ftuar të transferohet në Santiago Bernabeu.

Derisa refuzoi Realin për Fiorentinën, Gomez tregoi se braktisi kampionin në fuqi të Evropës, Bayern Munich për shkak se nuk kishte më rolin e titullarit.

“Ancelotti ishte i interesuar”, deklaroi Gomez për magazinën gjermane Kicker. “Isha mirënjohës, sepse e gjithë familje ime janë tifozë të Real Madridit. E falënderova për interesimin por e njoftova se kam vendosur të shkoj në Fiorencë. Për mua ishte e qartë, dua të luaj vazhdimisht, të dielën, të mërkurën, të dielën”, u shpreh Gomez.