Gomari bie në pusetë, shpëtohet nga zjarrfikësit

Një njeri po e shëtiste qenin e tij dhe papritmas e pa një gomar që kishte rënë në pusetë. Ai njëherë mendoi se është lodër, por më pas e vërejti se ai është i vërtetë.

Fun

05/11/2014 11:39

Gomari përfundoi në këtë pusetë pasi që ishte duke ikur nga ferma në të cilën mbahej.

Zvicerani Urs Meyer e zbuloi kafshën e ngecur në pusetën në Prattlen, në veri të vendit, transmeton Lajmi.net.

Ai tha: “Reagimi im fillestar ishte që ai ishte një lodër, por kur e pashë se po lëvizste veshët dhe kokën e kuptova se është i vërtetë”.

“Nuk e di se si kapaku i pusetës kishte lëvizur, por gomari kishte ngecur aty”, shtoi ai.

Zjarrfikësit të cilët tentuan ta shpëtonin gomarin kishin pak vështirësi ta bënin, dhe bënë më shumë se një orë për ta liruar kafshën e ngecur, transmeton Lajmi.net.

Një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve tha: “Ne e kuptuam se ai kishte qenë aty gjatë gjithë natës, dhe menduam se është prerë duke u munduar që të lirohet nga aty, por ishte e kundërta, ai ishte krejësisht i palënduar”.

Policia në Pratteln më pas e ktheu gomarin tek pronari i tij, në një fermë lokale.