Goli i kohës shtesë i dhuron fitoren Gjilanit ndaj Dritës

Gjilani e ka fituar derbin e madh lokal në Vala Superligën e Kosovës.

Sport

30/09/2016 17:02

Të kuqtë kanë mposhtur minimalisht 0:1 rivalët e Dritës, me një gol të shënuar në kohën shtesë.

Ashtu siç pritej, për spektakël në këtë ndeshje u përkujdesën ‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterët’, që me koreografitë dhe mbështetjen që bënë për skuadrat, treguan edhe një herë që derbi mes skuadrave të Gjilanit, mbetet derbi më i madh në futbollin kosovar.

Për të parë golin e vetëm të këtij takimi, u desh të pritej deri në minutën e 97.

Tifozët në dy raste, ndërprenë ndeshjen pas gjësendeve që hodhën në fushë.

Kjo bëri që gjyqtarët të dhurojnë 12 minuta shtesë.

E në minutën e shtatë shtesë, Gjilani ka gjetur rrjetën e vendasve të Dritës, duke shënuar me anë të Ylber Kastratit, që u gjet më së miri në zonë për të shënuar gol të bukur me kokë./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.