Goli i Salah kundër Arsenal shkroi historinë në Premierligë

Liverpool e ka demoluar sot skuadrën e Arsenal duke shënuar fitore me rezultatin 5:1.

Sport

29/12/2018 20:46

Ndër ata që u regjistruan në listën e realizatorëve ishte edhe egjiptiani Mo Salah, i cili realizoi golin e katërt për Liverpool dhe të pestin në këtë takim.

Por, ky gol ka qenë historik, pasi me vete tashmë mbanë edhe një rekord.

Sipas statistikave të “OptaJoe”, goli i Salah ishte  numër 154 në përballjet Arsenal – Liverpool, që ndryshe përkthehet si më së shumti gola në histori të secilit duel në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Liverpool nuk mund ta kishte mbyllur më mirë këtë vit, përveç se me një fitore të tillë ndaj Arsenal. /Lajmi.net/