Goli i Rashicës ndaj Ishujve Faroe, një nga më të bukurit në Ligën e Kombeve

Goli i Milot Rashicës në barazimin 1:1 të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Ishujve Faroe është vlerësuar si një nga më të bukurit nga mediumi i njohur anglez ‘Sky Sports’.

Sport

15/11/2018 09:35

Kosova në ndeshjet e tetorit në Ligën e Kombeve arriti një fitore në Prishtinë ndaj Maltës (3:1) dhe një barazim 1:1 ndaj Ishujve Faroe në udhëtim.

Golin e vetëm për Kosovën ndaj Ishujve Faroe e shënoi Milot Rashica, që me një goditje të fortë nga distanca befasoi portierin vendas.

Ky gol i Rashicës është pjesë e golave më të bukur në Ligën e Kombeve sipas një përmbledhje të bërë nga ‘SkySports’, përcjell ‘lajmi.net’.

Meqenëse jemi në ethet e Ligës së Kombeve, ua risjellim edhe një herë golat më të bukur në këtë garë, përfshirë edhe atë të Rashicës./Lajmi.net/