Goli i Pedros mposht Italinë

Në një ndeshje mjaft të hapur dhe me shumë raste për shënim, u shënua vetëm një gol. Spanja mposhti Italinë 1:0 në miqësoren e zhvilluar në Vicente Calderon në Madrid. Skuadra kampione e botës dhe Evropës mundi Azzurrët, por me mjaft vështirësi. Pjesa e parë nuk solli gola por të dyja ekipet patën mundësi që…

Sport

05/03/2014 22:58

Në një ndeshje mjaft të hapur dhe me shumë raste për shënim, u shënua vetëm një gol. Spanja mposhti Italinë 1:0 në miqësoren e zhvilluar në Vicente Calderon në Madrid.

Skuadra kampione e botës dhe Evropës mundi Azzurrët, por me mjaft vështirësi. Pjesa e parë nuk solli gola por të dyja ekipet patën mundësi që të kalojnë në avantazh.

Italianët qëlluan shtyllën pas një tentim harkimi të devijuar të Alessio Cercit, por edhe spanjollët ndërtuan sulme dhe Azzurrët mbetën në lojë vetëm falë intervenimeve të sakta nga Gianluigi Buffon.

Mirëpo, pas pak më tepër se një ore lojë, mbrojtja e Italisë reagoi dobët duke lejuar që topi të shkojë tek Pedro Rodriguez i cili me një goditje të fuqishme zhagas e mposhti Buffonin dhe e kaloi në epërsi Spanjën.

Edhe në vazhdim të dyja ekipet patën mundësi për shënim, por nuk i shfrytëzuan ato. La Roja fitoi me meritë.