Goli i Nuhiut zgjidhet më i bukuri nga ‘Sky Sport News’

Goli i Atdhe Nuhiut është zgjedhur goli i ditës në ‘Sky Sport News’.

Sport

30/03/2018 22:15

Sulmuesi i Kosovës ka realizuar një gol të bukur në fitoren 4:1 të Sheffield Wed ndaj Preston në Championship.

Nuhiu në këtë ndeshje kontribuoi me dy gola, ndërsa goli i dytë i shënuar në minutën e 90’, ishte tejet i bukur.

Golin e tij lartë e kanë vlerësuar edhe ndjekësit e ‘SkySports News’, që e kanë zgjedhur me të bukurin./Lajmi.net/