Goli i Messit e lehtësoi Argjentinën

Lionel Messi thotë se goli i tij ishte mjaft i veçantë, pasi e lehtësoi Argjentinën nga presioni që e kishte nga Bosnja. Ylli argjentinas beson se Albiceleste mund të përmirësohen dhe se duhet ta ndjekin ëndrrën e tyre.

Sport

16/06/2014 10:39

Ylli i Argjentinës, Lionel Messi e pranon se ekipi i tij mund të përmirësohet, pas fitores 2:1 ndaj Bosnje e Hercegovinës në Botëror.

Ekipi i Alejandro Sabellas kaloi në epërsi shumë herët, me autogolin e Sead Kolasinac, por më pas hasi në vështirësi pasi boshnjakët luajtën mjaft mirë.

Mirëpo, La Celeste e gjeti lojtarin më të mirë atëherë kur kishte nevojë. Messi e realizoi golin e dytë, mjaft të bukur, ndërsa në fund kundërshtarët e ngushtuan rezultatin me Vedad Ibisevic.

“Ishte normale që patëm turbullira. Është loja e parë, ishim nervozë. Kjo është ajo që të pret në debutim. Por, gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim dhe ia dolëm”, deklaroi fillimisht Messi.

“Bosnja ka ekip mjaft të mirë, por ne mund të përmirësohemi. I lamë të luanin në pjesën e parë, iu dhamë topin dhe ishte mjaft e vështirë për ne ta gjenim portën e tyre, sepse ishim larg”, vazhdoi ai.

“Goli i dytë ishte një lehtësim i madh për të gjithë ne, sepse ndeshja po bëhej më e vështirë. Ishte po ashtu i veçantë për mua, pasi të shënoja në fund të lojës ishte ndjenjë mjaft e mirë. Duhet të vazhdojmë t’i ndjekim ëndrrat tona”, përfundoi Messi.