Njëri nga tre golat për ‘Djajtë e Kuq’ e realizoi sulmuesi francez, Anthony Martial.
Goli i Martial sigurisht që ka gëzuar milionë tifozë të Unitedit nëpër botë.
Por, nuk e dimë nëse e njëjta mund të thuhet për drejtuesit e kësaj skuadre.
Goli i Martial ishte i 25-të në Premierligë në fanellën e Manchester United, dhe skuadra angleze tani detyrohet t’i përmbahet marrëveshjes fillestare për transferimin e tij, duke u detyruar t’ia paguajë një bonus prej 10 milionë euro skuadrës së Monacos.
Transaksioni i transferimit të Martial te Manchester United deri më tani ka arritur në 60 milionë euro./Lajmi.net/