Goli i Iscos ishte ndër më të bukurit që Kombëtarja ka pësuar në histori, zbulojeni arsyen (VIDEO)

Goli i dytë i Spanjës i shënuar nga mesfushori i Real Madridit, Isco, ishte shumë i veçantë.

Sport

07/10/2017 10:48

Kombëtarja e Spanjës ka fituar në shtëpi nga Kombëtarja e Shqipërisë, por goli i dytë i shënuar nga Isco Alarcon ishte i veçantë. Spanja ka kryer detyrën edhe në takimin ndaj kombëtares shqiptare, duke e mposhtur me rezultat të pastër 3-0.

Golat në këtë takim për skuadrën e Julen Lopeteguit u shënuan nga Rodrigo (16’), Isco (24’) dhe Thiago Alcantara (27’). Megjithatë, goli i dytë i Spanjës i shënuar nga mesfushori i Real Madridit, Isco, ishte shumë i veçantë.

Ky gol i mesfushorit të Realit erdhi nga nja ‘tiki-taka’ nga kombëtarja spanjolle, e cila arriti ta mbyll aksionin për 51 sekonda, transmeton “Albeu.com”.

Në këtë aksion u përfshinë plot 10 lojtarë dhe u bënë 18 prekje të topit deri në përmbylljen e aksionit me gol duke e bërë këtë shumë të veçantë. Aksioni i përfunduar me gol kombëtarja ‘La Roya’ e fillua nga portieri David De Gea dhe i përmbyllur me sukses nga Isco, ndërsa vetëm Jordi Alba nuk u përfshi në të.

Goli i Iscos ishte shumë i bukur dhe u asistua nga mesfushori i Atletico Madridit, Koke.

YouTube player