Goli i Falcaos mposht Arsenalin

Një gol me kokë nga sulmuesi i rikuperuar Radamel Falcao udhëhoqi Monacon drejt fitores ndaj Arsenalit me rezultat 1:0 në turneun përgatitor Emirates Cup.

Sport

03/08/2014 20:16

Radamel Falcao është rikthyer dhe atë menjëherë me gol.

Sulmuesi i Monacos tregoi se është shëndosh e mirë duke shënuar të vetmin gol në fitoren e skuadrës së tij ndaj Arsenalit në Emirates Cup.

Golgeteri kolumbian shënoi me kokë në minutën e 36-të pas një harkimi nga Joao Moutinho. Arsenali, me përforcimin e ri Alexis Sanchez në formacionin bazë nuk e gjeti golin e barazimit.

Ylli kilian i cili erdhi në Emirates Stadium nga Barcelona më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës, nuk arriti të shënojë golin e tij të parë me fanellën e gjigantit londinez.

Trofeu i fituesit të Emirates Cup i takoi Valencias në bazë të golaverazhit më të mirë se Monaco.