Goli “fantazmë” që la SHBA jashtë “Kampionatit botëror 2018” (VIDEO)

Por fitorja e Panamasë është shoqëruar me mjaft polemika, pasi goli i barazimit i dhënë nga arbitri është inekzistent.

Sport

11/10/2017 12:52

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ia kanë dalë të kualifikohen për në Botërorin “Rusi 2018”, pasi janë mposhtur 2-1 nga skuadra më e dobët e grupit, Trinidad Tobago. Kjo nuk ndodhte që nga viti i largët 1986.

Humbja e SHBA favorizoi Panamanë, e cila përfitoi nga gafa e amerikanëve dhe me fitoren 2-1 ndaj Kosta Rikës siguroi një vend në Botëror.

Por fitorja e Panamasë është shoqëruar me mjaft polemika, pasi goli i barazimit i dhënë nga arbitri është inekzistent.

Pas një rrëmuje në zonë, topi mbetet pranë vijës fatale, ndërsa më pas një prej mbrojtësve e largon atë në goditje nga këndi, por arbitri merr vendimin absurd se topi e kishte kaluar vijën e portës dhe e vlerëson atë si gol.

Një gol “fantazmë”, por mjaft i rëndë për amerikanët, të cilët nuk do ta ndjekin kombëtaren e tyre në një botëror që prej vitit të largët 1986.

YouTube player