Golf GTI Clubsport tani ka 290 PS

Volkswagen Golf GTI Club Sport është krijuar për të festuar ditëlindjen e 40-t të Golf GTI.

Auto & Tek

09/09/2015 14:23


Modeli Golf GTI tani ka një performancë më të mirë krahasuar me një GTi standard, tani modeli i ri ka 35 kuaj fuqi më shumë.

Motori benzinë 2.0 prodhonte 265 kuaj fuqi, ndërsa tani inxhinierët e VW kanë vendosur në motor, një turbocharged – overboost i cili rrit prodhimin në më shumë se 290 kuaj fuqi.

Golf GTI Clubsport ka një ndërrues manual me gjashtë shpejtësi, dhe nga 0 deri në 100 km/h arrin vetëm për 6 sekonda, ndërsa opsioni tjetër DSG automatik është për 0.1 sekondë më i ngadalshëm.

Pavarësisht nga ndërruesi i shpejtësisë, Golf GTI Club Sport mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 250 km/h, ndërsa harxhimet për këtë makinë janë shumë të vogla, ku për 100 km të kaluara kjo makinë harxhon 6.9 litra.

Golf GTI Club Sport do të prezantohet zyrtarisht javën e ardhshme në Frankfurt Motor Show.