Golf 8 GTI vjen në versionin hibrid

Volkswageni raportohet se është duke punuar në gjeneratën e tetë të Golfit që 12 muaj dhe pret që atë ta lansojë në vitin 2019, me një model më agresiv GTI që pritet të vijë një vit më vonë.

Auto & Tek

29/01/2017 20:40

Sipas burimeve të “Autocar”, Golfi i ri do të ketë sistem të fuqishëm elektrik dhe një motor 2.0-litërsh benzinë.

Ky version i ri do të sjellë ndryshime edhe në strukturën e automobilit. Modeli do të ketë 50 kilogramë më pak në krahasim me modelin e gjeneratës së shtatë.

Familja e GTI-së do të zgjerohet deri në fund të dekadës, pasi më parë u raportua edhe për një model të plotë elektrik.