Goldi: Kënga është për Zahir Pajazitin, nuk ka të bëjë me serbët

Pas deklaratave të Prefektit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq për këngën e Gold Ag dhe Hysni Klinakut-Pushka e Lirisë, i cili ka thënë se kjo këngë po e rrit idenë e bashkimit kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe se klipi ka përmbatje jo reale dhe prandaj duhet fshihet, ka ardhur reagimi i reperit.

ShowBiz

16/02/2015 17:20

Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se kjo këngë është i është kushtuar heroit kosovar Zahir Pajziti dhe se klipi ka përmbajte të asaj çfarë ka ndodhur në kohën kur ky hero ka luftuar dhe nuk ka të bëj asgjë me aktualitetin.

“Kënga është bërë për heroin Zahir Pajaziti dhe klipi ka skena nga koha kur ka luftuar ai. Të gjithë aktorët në klip janë shqiptar dhe krejt video është e improvizuar. Ndërsa sa i përket asaj se unë po e zmadhoj idenë e bashkimit kombëtar, këtë gjë e ndjenë dhe e mendon çdo shqiptar e jo vetëm unë” ka thënë reperi.

Po ashtu, Goldi ka sçaruar se kënga e tij Pushka e Lirisë është raportuar nga serbët dhe prandaj ky projekt është kthyer në privat. Lajmi.net