Golden State kthehet tek fitorja, Durant kontribuon me plotë 44 pikë

Golden State Warriors u janë kthyer fitoreve pas një serie prej katër humbjeve radhazi.

Sport

25/11/2018 08:32

Kampionët në fuqi të NBA kanë mposhtur skuadrën e Sacramento Kings me rezultatin 117:116, shkruan lajmi.net.

Më i miri në radhët e GSW padyshim ishte Kevin Durant, i cili realizoi plotë 44 pikë për të ndihmuar skuadrën e tij.

KD gjithashtu shtoi edhe 13 kërcime për të kontribuuar edhe në fazën defanzive.

Për fitoren e Golden State, anash 44 pikëve të “Durantulas” , vendimtar ishte Klay Thompson i cili realizoi pikën e fundit në sekondat e fundit.

Me këtë fitore, skuadra e Steve Kerr shkon në 14 fitore pas 21 ndeshjeve të luajtura. /Lajmi.net/