‘Gold Pool Club’ dhe Ministria e Mjedisit organizojnë debat publik më 30 mars në Prizren – Lajmi.net
‘Gold Pool Club’ dhe Ministria e Mjedisit organizojnë debat publik më 30 mars në Prizren
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 16:10, 9 March 2018
Prizreni
Prizreni
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Kompania “Gold Pool Club” Sh.p.k në Prizren, në bashkëpunim me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, organizojnë debat të hapur publik.

Në këtë debat do të diskutohet për raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për qendrën rekreative sportive-pishinë dhe restorant në Dushanovë, Prizren.

”Njoftohet  publiku i interesuar se më datën  30.03. 2018. në ora 11:00 në hapësirat  e Restorantit  ,, Helathy food”, rruga De Rada , lagja Ortakoll në Prizren , do të organizohet  debat publik nga Kompania “Gold Pool Club” Sh.p.k Prizren, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

 

 

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO