Gold Ag vjen me projekt të ri: Ka ardh koha për vlera…

Reperi nga Presheva, Gold Ag shpesh ka prekur temat sociale në këngët e tij.

ShowBiz

19/09/2018 23:35

Meqë është aktiv në projekte muzikore ai nuk ndalet së punuari në këngë të reja dhe bashkëpunime, shkruan lajmi net.

Para pak javësh ka paralajmëruar këngën e re e cila do t’i kushtohet të zhdukurve në Gjakovë. Së fundmi, Goldi ka postuar një fotografi në Instagram bashkë me një të moshuar dhe që fotos i lë këtë përshkrim.

“I ka ardh koha me ndi vlera … ?, së shpejti”, ka shkruar ai.

“Ndihmoje jetimin”, është kënga e fundit e lansuar pas “Djali i ushtarit” që e solli në duet me Hysni Klinakun.

Jo të pakta janë edhe reagimet e tij lidhur me ngjarje politike në vend, e në veçanti kur bëhet fjalë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bn6__3ih67G/?hl=en?&taken-by=arianagushiages