Gold AG uron 28 Nëntorin me emblemën e UÇK-së

Arian Agushi e ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram, urimin për 28 Nëntor.

ShowBiz

28/11/2018 10:54

Reperi Arian Agushi- Gold AG, sot, në festën e Flamurit, i ka uruar të gjithë shqiptarët, shkruan lajmi.net.

Për dallim prej kolegëve të tij këngëtarë dhe fytyrave të tjera të ekranit në të gjitha fushat, ishte Goldi ai i cili festën e 28 Nëntorit e ka uruar me emblemën e UÇK-së ( Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës).

‘’ URIME 28 NËNTORI POPULL SHQIPTAR’’, ka shkruar ai pranë fotos. Kujtojmë se dje, në prag të kësaj feste, Goldi e ka publikuar duetin me Shkelzen Jetishin, këngën ‘Jam Gjakova’./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BquCQPNgExH/

YouTube player