Gold AG: Qoftë i përjetshëm kujtimi për familjen Jashari

Sot u bënë 21 vjet që nga sulmi i dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.

ShowBiz

22/01/2019 10:38

Reperi Gold AG, përmes një statusi në Facebook, ka shkruar për rezistencën e familjes Jashari, shkruan lajmi.net.

Ai ka kujtuar sulmin që ndodhi plot 21 vite më parë, i cili ishte sulmi i dytë brenda pak muajsh që iu bë familjes Jashari.

STATUSI I PLOTË I GOLD AG, PA NDËRHYRJE:

“21 vite më parë Familja Jashari u sulmua për herë të dytë brenda pak muajsh, nga forca të shumta policore serbe, të pozicionuara në ish-Fabrikën e Municionit, pak metra larg shtëpive të familjes.

Edhe përkundër një aksioni policor që kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të 22 janarit të vitit 1998, në një sulm tinëzar, ku mbeten të plagosura vajza e Rifatit Iliriana dhe Hamzës, Selvetja, meshkujt e familjes por edhe anëtarët tjerë, iu kishin përgjigjur në të njëjtën mënyrë krismave të armikut.

Pas kësaj ngjarjeje, Familja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, e kishte të qartë se forcat policore serbe herët a vonë do të ktheheshin përsëri në Prekaz.

Dhe, më 5, 6 dhe 7 mars të po atij viti, historia do të ndryshojë përgjithmonë.

Pjesa tjetër e historisë është lavdia e popullit shqiptar.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Familjen Jashari, heronjtë dhe martirët e Kosovës!

Bekim Jashari ??”.

Kujtojmë se sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998/Lajmi.net/