Gold AG publikon pjesë nga kënga e re në duet me Danin

Gold AG është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

ShowBiz

13/07/2018 17:53

Reperi para pak ditësh ka pralamëruar një këngë të re, duke zbuluar se kësaj radhe vjen në duet me Danin, shkruan lajmi.net.

Edhe pse Dani i kontaktuar nga lajmi.net nuk e kishte pranuar se po sjell këngë me Gold AG, ky i fundit ka zbuluar edhe detajet rreth këngës.

Projekti mban titullin “Ma e mira”, me tekst të vetë Goldit, ndërsa producent është “De Vox”, për videoklipin është përkujdesur “VSM Production”.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, reperi ka zbuluar një pjesë të kësaj kënge. /Lajmi.net/