Gold Ag: Prej meje hallall e keni!

Është ndër reperët më të suksesshëm të estradës sonë

ShowBiz

11/06/2018 15:59

Gold Ag është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, në të cilat prek tema nga më të ndryshmet, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka postuar një foto përmes së cilës ka falënderuar të gjithë për mesazhet e bukura që i dërgojnë, ndërsa ata që i kanë bërë keq, ai thotë se i falë të gjithë.

“Në pamundësi që ta kthej çdo mesazh që ma dërgoni e më uroni me fjalët më të bukura, më lejoni që të gjithve t’ju përshëndes nga zemra e t’ju uroj të mira pa fund në të dy botët.Lus Zotin fuqiplotë Krijuesin e qiejve dhe tokës që t’ju ruaj nga çdo e keqe dhe t’ju udhëzoj në punë të mira.Krejt juve që m’doni Zoti ju dashtë e mos ju humbt asnjëherë.Ndërsa ata që më kanë bërë padrejtësi me dijen ose pa dijen time, i fal të gjithë pa dallim prej meje e keni hallall.❤️ FALEMINDERIT ZOT PËR ÇDO GJË ?”, ka shkruar reperi.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Gold Ag është “Ndihmoje jetimin”, këngë e cila u publikua gjatë muajit të Ramazanit me qëllim që të nxitet solidariteti i qytetarëve ndaj personave në nevojë. /Lajmi.net/