Gold AG pjesë e librit ‘Dekada e Deçanit’ nga Rasim Selmanaj

Gold AG është bërë pjesë e librit ‘Dekada e Deçanit’ nga Rasim Selmanaj.

ShowBiz

07/11/2018 09:20

Ishte reperi Arian Agushi ai i cili e bëri të ditur këtë nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram, shkruan lajmi.net.

”Faleminderit per dhuraten Rasim M. Selmanaj, Rasim Selmanaj  autori i librit “Dekada e Deçanit”.Ndihem krenar që jam pjesë e këtij libri dhe faleminderit për respektin e dashurinë që ma falni krejt Deçani e Dukagjini”, ka shkruar Goldi pranë postimit.

Në librin e tij të ri me titull “Dekada e Deçanit”, Selmanaj rrëfehen ngjarjet që përshkruajnë dhjetë vitet e fundit të kësaj komune, madje pjesë e tij është edhe vet reperi në fjalë.

Duhet kujtuar se edhe reperi i njohur Gold AG njihet për këngët e tij patriotike, por edhe tekstet në formë revolte, të cilat kanë bërë që të komentohet shumë në media./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bp2bbgoA-4c/