Gold AG përshëndet fansat me një foto nga Meka

Gold AG këto ditë po qëndron në Mekë.

ShowBiz

13/01/2019 11:52

Gold AG gjatë qëndrimit në Mekë ka publikuar disa imazhe në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ai ka ndarë me ndjekësit një fotografi, përmes së cilës ka përshëndetur fansat e tij, duke shkruar “Ju përshëndes prej zemre”.

Reperi ka postuar edhe një tjetër fotografi, në të cilën tregoi se temperatura në atë vend është 31 gradë celsius.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Gold AG është “Ushtria e Kosovës”, në duet me Kastriot Tushën. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BskkjYygSmI/