Gold Ag përlot me dedikimin për basketbollistin e ndjerë

Ditë më parë opioni u trondit nga lajmi për humbjen e basketbollistit, Gazmend Sinani.

ShowBiz

25/06/2018 09:40

Telegrame të shumta ngushëllimi kanë shkuar në adresë të familjes së basketbollistit, shkruan lajmi.net.

Reperi i njohur Gold Ag, i cili ka njohur nga afër Gazmendin, ka shkruar disa mesazhe dedikuar atij.

Së fundi, ai ka zbuluar se kohë më parë i kishte kërkuar atij të jetë pjesë e klipit, por nuk kishte qenë në Kosovë.

“E more vlla, të thirra në klipin që e ke postu, e më the që nuk je në Kosovë atë dit. E kur doli kanga m’the kurr sëm ka ndodh me mu rrënqeth edhe kryt. Po m’jet merak që nuk të pata në klp me më mbet kujtim PËRGJITHMONË. ALLAHU TË MËSHIROFTË”, ka shkruar reperi. /Lajmi.net/