Gold AG nuk ndalet, filmon këngën e re

Reperi Gold Ag është shumë aktiv me projekte muzikore.

ShowBiz

21/04/2018 10:40

Ka vetëm dy javë nga publikimi i bashkëpunimit mes tij dhe Shyhrete Behlulit, por ai nuk është ndalur me kaq, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë  e tij në Instagram, Gold Ag ka postuar një fotografi në të cilën ka njoftuar se është gati ta xhirojë këngën e re.

“Të dielën xhirimet në Tropojë, Tahir Sinani”, ka shkruar reperi duke zbuluar edhe titullin e këngës.

Se çfarë ka përgatitur reperi kësaj radhe, mbetet të shihet ditëve në vazhdim. /Lajmi.net/