Gold Ag: Nganjëherë më vjen marre me i dëgju disa këngë

Reperi Gold Ag njihet si njëri nga artistët i cili në projektet e tij muzikore prekë tema të ndryshme që e preokupojnë shoqërinë.

ShowBiz

21/11/2017 11:00

Ai ishte i ftuar të premtën në një intervistë për emisionin “Mirage”, prodhim i lajmi.net.

Goldi ka folur për projektin e fundit “Medvegja”, idenë e realizimit dhe gjithçka tjetër rreth kësaj kënge, po ashtu për projektet që planifikon t’i realizojë.

Ndër të tjera, reperi është pyetur në lidhje me tekstet e këngëve të reperëve tanë, të cilët sot i këndojnë: femrave, parasë, e shumë gjërave të tjera.

Duke e krahasuar repin shqiptar me repin që bëjnë amerikanët, Goldi ka dhënë një deklaratë interesante në lidhje me këtë çështje.

Ndiqeni videon e mëposhtme nga minuta 4:20 dhe mësoni se çfarë thotë reperi për këto këngë. /Lajmi.net/

YouTube player