Gold AG mirëpret lirimin e Shefqet Krasniqit, kështu e quan

Imami Shefqet Kraniqi është liruar nga akuzat për nxitje për pjesëmarrje në luftërat në Siri.

ShowBiz

23/03/2018 14:37

Reperi Gold Ag përmes një fotografie në rrjete sociale ka shkruar se i gëzohet lajmit për lirimin e Krasniqit, shkruan lajmi.net.

Imami u shpall i pafajshëm nga tri akuzat, ndërsa Gold Ag  e mirëpriti këtë njoftim duke thënë fjalë të mëdha për të.

“Qofsh i lirë gjithmonë o LUAN i dinit tonë ❤️”, shkruan reperi mbi fotografinë me Shefqet Krasniqin.

Kujtojmë që Goldi nuk po ndalet së realizuari projekte të reja, së fundi ai ka paralajmëruar një duet me Shyhrete Behlulin. /Lajmi.net/