Gold Ag me këngë të re për Ramazan

Reperi Arian Agushi i njohur si Gold AG përveç si këngëtar i suksesshëm e patriot, njihet edhe si një musliman i devotshëm.

ShowBiz

24/05/2016 11:01

Ndërsa meqënse jemi afër muajit të shenjtë të Ramazanit ai do të vijë me një këngë që i dedikohet, transmeton lajmi.net.

Ariani madje për ndjekësit e tij e ka ndarë një pjesë të tekstit të kësaj kënge.

“Zoti s’na krijoi per tjeter po veç ta adhurojm’
Por ka shume prej njerzve qe thon na se besojm …
Po perderisa e permendin ata e dine qe ekziston
Zoti s’ka nevoj per ty po ti ki per Zotin tond”, është një pjesë e tekstit.

Ju kujtojmë se vitin e kaluar pikërisht në Ramazan ai ka ndërprerë çdo aktivitet muzikor duke qenë i përkushtuar maksimalisht ndaj detyrave fetare, ndërsa nëse do të largohet edhe këtë vit nga muzika mbetet ta shohim./Lajmi.net.