Gold AG i reagon Mustafës, thotë se s’ka gjak shqiptari

Këngëtari nga Presheva, Arian Agushi, i njohur si Gold AG i ka reaguar kryetarit të kësaj komune, Ragmi Mustafa, i cili dekoroi kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.

ShowBiz

16/07/2015 00:20

Mustafa kishte ndarë mirënjohje për Vuçiqin për vizitën, kurse në një rast Vuçiq ka bërë “shaka” me Edi Ramën.

E gjithë kjo, duket se ka revoltuar Gold AG, i cili nuk ka mundur ta pranojë lehtë gjithë këtë, shkruan Lajmi.net.

Ai me një postim në Facebook ka kritikuar ashpër Mustafën, duke thënë madje se ai nuk ka gjak shqiptari.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të tij.