Gold AG i reagon Haradinajt: Lufta e UÇK-së u përkrah nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gjatë ditës së djeshme bëri bujë në medie deklarata e nënkryetart të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj ndaj ambasadorit Greg Delawie.

ShowBiz

19/01/2018 21:42

Nasimi e kishte quajtur ambasadorin “palaço”, kurse pas kësaj deklarate kanë ardhur reagime të shumta nga të gjitha anët, shkruan lajmi.net.

Kanë reaguar kryeministri Ramush Haradinaj e presidenti Hashim Thaçi, por jo vetëm kaq.

Reagime ndaj deklaratës së Nasim Haradinajt erdhën edhe nga bota e artistëve, është pikërisht reperi Gold Ag ai i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ia kujton Haradinajt të mirat e Amerikës.

“Për ambasadorin …

Asnjëherë nuk e kemi pas zakon ta ofendojmë aleatin ose mikun e shtëpisë.Amerikës duhet ti jemi falenderues për përkrahjen në vite.Ofendimi për ambasadorin Greg Delawie është një gabim që meriton kërkim falje nga ai që e bëri.Lufta e UÇK-së u përkrah nga shtetet e bashkuara të Amerikës,andaj gabimet e tilla nuk duhet të bëhen në të ardhmen se mund ta pësojmë keq.”, shkruan ndër të tjera Goldi. /Lajmi.net/