Gold AG i martuar, mësoni më shumë rreth bashkëshortes së tij

Reperi Gold AG më në fund i ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet dhe ka vendosur të dalë publikisht për të folur rreth gruas që ia ka rrëmbyer zemrën.

ShowBiz

24/09/2016 19:28

Në një intervistë për Prive, reperi ka treguar se ajo quhet Adelina, profesioni i saj është mjeke dhe jeton në Zvicër, shkruan lajmi.net

Ariani tregon se ajo është besimtare njësoj sikur edhe ai, falet dhe axhëron mirëpo ka vendosur që mos ta tregoi asnjë foto të saj, vetëmse zbuloi se nuk është e mbuluar.

Raportet e Adelinës me vjehrrën sipas tij janë shumë të mira, ndërsa ka shumë dëshirë që shumë shpejt të bëhet baba por këtë e ka lënë në duar të Zotit.

Ai ka treguar se deri tani nuk ka dashur të flas rreth jetës së tij private duke mos dashur që kjo të mos bëhet lajm në mediat rozë.

Gold AG gjithashtu ka treguar se nuk ka pasur asnjëherë dëshirë të shpenzoi para për të dasëm./lajmi.net