Gold Ag dhe Daut Haradinaj në pushime së bashku

Reperi nga Presheva, Gold Ag duket se ka raporte të mira me vëllëzërit Haradinaj.

ShowBiz

29/08/2018 16:59

Ai tash e disa ditë është duke shijuar pushimet në bregdetet e ndryshme shqiptare që siç shihet po shoqërohet nga deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, shkruan lajmi net.

Goldi ka postuar një fotografi në Instagram teksa pozon pranë deputetit, të cilët shfaqen tejet të buzëqeshur.

“Në mëmën Shqipëri ??”, ka shkruar ai me ç’rast ka treguar edhe destinacionin e pushimeve që është Mali i Robit.

Nuk është hera e parë kur reperi shfaqet pranë deputetit, pasi shpesh publikon imazhe me të në rrjetet më të frekuentuara sociale. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BnEM1U9hGks/?hl=en?&taken-by=arianagushiages