Gold Ag boton libër!

Reperi Arian Agushi i njohur me emrin artistik Gold AG së shpejti do të botojë librin e tij të parë.

ShowBiz

08/06/2015 10:00

Gjersa po shijon suksesin me këngën e tij të fundit “Ç’ka po ndodhë”,në bashkëpunim me reperin Duda dhe B-Genius,Gold Ag ka parajmëruar një tjetër projekt që do ta publikojë këto ditë.

Kjo këngë do t’i dedikohet fesë islame dhe muajit të Ramazanit,muaj gjatë të cilit reperi do të pushojë nga çdo aktivitet muzikorë.

Veç projekteve të shumta muzikore që do t’i publikojë deri në fund të vitit,Gold Ag do të botojë edhe një libër. Ky libër do të përmbajë shumicën e teksteve të reperit,tekste të këngëve që ka kënduar ndër vite që sipas reperit do të mbesin në histori.(Lajmi.net)