Golat e Welbeckut mposhtin Zvicrën

Anglia ka arritur të mposht Zvicrën me rezultat 2-0, duke marrë kështu tre pikë në ndeshjen e parë të Grupit E në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.

Sport

08/09/2014 23:39

Ndeshja filloi në mënyrë të qetë me një Zvicër e cila ishte më kërkuese. Në minutën e 28, Xherdan Shaqiri pason për mrekulli te Seferovic, goditja e të cilit u ndal nga Joe Hart.

Anglia gjithashtu pati një rast të mirë, mirëpo nuk arriti të tund rrjetën e kundërshtarit. Pjesa e parë përfundon pa gola, duke lënë gjithçka të hapur për pjesën e dytë.

Në minutën e 59, Anglia krijon një kundërsulm të rrezikshëm, me anë të së cilit arriti që të zhbllokojë rezultatin e takimit, falë golit të shënuar nga Danny Welbeck.

Danny Welbeck në minutën e fundit të takimit, shënon golin e dytë personal dhe të dytin për skuadrën e tij, duke vulosur kështu fitoren e Anglisë.

Video: