Golashënuesit më të mirë në pesë ligat kryesore të Evropës

Edhe këtë fundjavë, ligat evropiane të futbollit kanë zhvilluar ndeshjet kampionale.

Sport

29/10/2017 20:58

Në Premierligë, skuadrat kryesore kanë shënuar fitore, ndërsa në La Liga, ka befasuar Real Madrid, duke u mposhtur nga Girona 2:1.

Atë që se bëri Real Madrid, e ka bërë Barcelona, që me fitore ka rritur në tetë pikë diferencën në renditjen tabelare.

E në Serie A, derbi i kësaj xhiro i ka takuar Juventusit që ka mposhtur 0-2 Milanin.

Golashënuesit më të mirë të pesë ligave kryesore në Evropë, i gjeni në pjesën e mëposhtme:

Premierligë: Harry Kane, tetë gola

Serie A: Ciro Immobile, 11 gola

La Liga: Leo Messi, 12 gola

Bundesligë: Pierre Aubameyang, 10 gola

Ligue 1: Radamel Falcao, 13 gola./Lajmi.net/