Golashënuesi Sergio Ramos

Sergio Ramos po tregohet një golashënues i vërtetë. Mbrojtësi i Real Madridit ka shënuar në tri ndeshjet e fundit, duke e shfaqur cilësinë e tij edhe në fazën ofanzive, krahas asaj defanzive.

Sport

05/05/2014 17:40

Sergio Ramos nuk shquhet vetëm në aspektin defanziv. Mbrojtësi spanjoll ka treguar edhe në të ardhmen se di të shënojë edhe gola.

Dhe, ai e konfirmoi këtë fakt edhe së fundmi, duke realizuar gol në tri ndeshje rresht.

Përfaqësuesi spanjoll e shënoi golin e barazimit ndaj Valencias me kokë, pasi e mori një top nga Cristiano Ronaldo.

Gjithashtu, ai kishte realizuar dy gola në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, po ashtu me kokë, ndaj Bayern Munichut, duke i ndihmuar të shkojnë në finale të Championsit.

Ndërkaq, ish futbollisti i Sevillas e kishte shkruar emrin e tij në listën e golashënuesve edhe ndaj Osasunës.

Reali e ka tashmë në ekip një golashënues…