Gola kundër Kosovës

Përfaqësuesja e Senegalit është e vendosur të shënojë gola ndaj Kosovës, pasi i mungoi efikasiteti në ndeshjet e fundit. Demba Ba do të jetë rreziku më i madh për kosovarët.

Sport

25/05/2014 13:05

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë të dielën me Senegalin, në ndeshjen e tretë miqësore pasi e mori lejen nga FIFA.

Dhe, ekipi i Albert Bunjakut nuk do të ketë punë aspak të lehtë, pasi përballë do ta ketë një ekip të uritur për të shënuar gola, pasi i mungoi efikasiteti në ndeshjet e fundit.

“Në ndeshjen ndaj Kosovës duhet të përmirësohemi dukshëm. Ne po krijojmë gjithnjë shumë raste të mira shënimi, por nuk po i shfrytëzojmë. Kjo duhet të ndërpritet nga ndeshja e radhës”, deklaroi përzgjedhësi i Senegalit, Alain Giresse.

Pa dyshim, rreziku më i madh për portierin Kushtrim Mushica do të jetë sulmuesi i Chelseat, Demba Ba. Kjo ndeshje do të fillojë në ora 17:00.