Gol për familjen

Stephane M\'Bia ia ka kushtuar familjes, golin më të rëndësishëm në karrierë, me të cilin e kualifikoi Sevillan në finale të Europa League, në humbjen 3:1 nga Valencia, të enjten mbrëma.

Sport

02/05/2014 01:13

Stephane M\’Bia ishte mjaft i emocionuar pas golit të shënuar në minutën e fundit të ndeshjes, me të cilin ia siguroi Sevillës finalen e Europa League.

Sevilla humbi 3:1 por shkoi tutje falë peshës së golit të mysafirit, të realizuar në golin Mestalla.

Ishte mjaft e vështirë. E dinim se do të ishte vështirë këtu. Një gol… ishte e pabesueshme”, deklaroi heroi i Sevillas.

“Golit ia dedikoj familjes sime. Babait dhe mamasë, sepse jeta ka qenë mjaft e komplikuar”, vazhdoi kamerunasi.