Gol për djalin dhe Ronaldon

Sergio Ramos ia ka kushtuar golin fantastik të shënuar ndaj Valladolidit, djalit të tij, Sergio Ramos Rubio dhe bashkëlojtarit Cristiano Ronaldo. Mbrojtësi spanjoll shënoi në ndeshjen e 400-të me Realin.

Sport

08/05/2014 11:56

Në ndeshjen e tij të 400-të zyrtare me Real Madridin, Sergio Ramos ka shënuar ndaj Valladolidit, në barazimin 1:1, të regjistruar të mërkurën mbrëma. Mbrojtësi spanjoll e shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë në minutën e 35-të.

Ramos, i cili e pati fatin të bëhet prind për herë të parë, ia dedikoi këtë gol djalit të tij, Sergio Ramos Rubio, duke e futur gishtin në gojë, por atë ia dedikoi edhe Cristiano Ronaldos, pasi shkoi deri tek bankina, duke e përqafuar yllin portugez, i cili e lëshoi fushën në minutën e tetë, për shkak të një lëndimi.

Ndër të tjera, Ramos e gjeti golin në ndeshjen e tij të katërt rresht, duke u bërë një golashënues i vërtetë i Los Blancos.