Gol i Szczesnyt

Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny realizoi gol gjatë një seance stërvitore dhe e festoi atë në mënyrë të jashtëzakonshme.

Sport

07/08/2014 20:30

Nuk ndodh shpesh që portieri të shënojë gol. Por, kur ndodh atëherë pa dyshim se gëzimi i tyre është i madh.

Kjo i ndodhi edhe portierit të Arsenalit, Wojciech Szczesny i cili realizoi gjatë një seance stërvitore të gjigantit londinez me disa fëmijë dhe e festoi golin sikur të bëhej fjalë për një finale të Kampionatit botëror ose Ligës së Kampionëve.

Reprezentuesi polak, i papenguar e dërgoi topin në rrjetë nga afërsia, në përgatitjet e Arsenalit për duelin e Community Shield kundër Manchester Cityt.