Gol dhe asist, Berisha shkëlqen në Australi

Me një gold he një asist sulmuesi i përfaqësues së Kosovës ishte heroi i padiskutueshëm i formacionit të drejtuar nga trajneri Kevin Muscat në suksesin me shifrat 0-3.

Sport

19/01/2018 12:59

Besart Berisha ishte njeriu i ndeshjes në fitoren që arriti skuadra e tij Melbourne Victory përballë Western Sydney Wandrers në javën e 17-të të A-League në Australi.

Me një gold he një asist sulmuesi i përfaqësues së Kosovës ishte heroi i padiskutueshëm i formacionit të drejtuar nga trajneri Kevin Muscat në suksesin me shifrat 0-3.

Një sukses i rëndësishëm ky për Melbourne Victory që falë Besart Berishës u ngjit në vendin e tretë të kampionatit dhe hodhi një hap të sigurtë drejt kualifikimit në play-off, ku do të vendosen edhe fatet e titullit kampion. Në minutën e 36-të Berisha bëri gjithçka në mënyrë perfekte duke asistuar Barbarouses i cili nuk fali për t’i dhënë avantazhin Melbourne Victory.

Në minutën e 68-të, 32-vjeçari nga Prishtina e mori vetë skenën teksa shfrytëzoi pasimin perfekt të George për të realizuar golin e epërsisë së dyfishtë, transmeton “Supersport.al”.

Ky ishte finalizimi i 7-të për Besart Berishën në këtë sezon me sulmuesin kosovar që gjithsesi ka pak shanse për t’u shpallur golashënuesi më i mirë pasi kryeson braziliani Bobo me 15 gola. Në minutat shtesë kishte vend edhe për golin e dytë personal të Barbarouses që vulosi shifrat në 0-3.

YouTube player