Goditja më e dobët e sezonit? (Video)

Mesfushori i Crystal Palace, Yannick Bolasie u turpërua me një goditje shumë të dobët në ndeshjen kundër Sunderlandit, ku topi në vend të portës përfundoi në rivënie anësore. 

Sport

04/11/2014 09:12

Yannick Bolasie mund të jetë hero i ndonjë tifozi të Crystal Palace, por edhe ata pak të tillë mund të ndërrojnë mendjen pasi të shohin tentimin e tij qesharak në ndeshjen kundër Sunderlandit, në kuadër të Premierligës.

Mesfushori i Crystal Palace depërtoi nga krahu dhe bëri një goditje me të djathtën, topi shkoi aq keq sa që përfundoi në rivënie anësore.

25-vjeçari mbeti aq i turpëruar sa që me siguri se për ndeshjen e radhës do t’i ndryshojë këpucët sportive, me shpresë se do t’i ndryshojë edhe fati.